Pak Histori

Selen është Marka Shqiptare e Kozmetikës, e themeluar nga Arsida Cerpja, para 10 vitesh.
Ajo e ndërpreu zhvillimin e markës për ta rimarrë sërish në 2020.

Gjatë periudhës kur nuk prodhoi produkte kozmetike, Arsida u specializua në Itali gjithmonë e më shumë në këtë industri.

Ajo përfundoi universitetin në Menaxhim biznesi dhe gjithashtu Akademinë e Bukurise ne Milano. Për vite me radhe, mblodhi informacione dhe kontakte me fabrikat më të rëndësishme nga Italia, Kina, Germania, Korea etj.
Pas 20 vjetësh u rikthye në Shqipëri dhe risolli Selen me objektivin që të krijojë për tregun vendas, produkte të një cilësie të lartë por me çmim të përballueshëm nga vajzat shqiptare.
Çdo produkt krijohet me shumë pasion, profesionalitet dhe pas kërkimesh të shumta.
Në këtë mënyrë çdo konsumatore do mund të marrë një produkt të mbushur plot me cilësi, pasion dhe emocion.